Live

Aktivizohen sirenat e rrezikut në Zubin Potok

14:31 / 06 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Pas rezistencës së militantëve serbë, me përpjekje të mos lejojnë organizimin e zgjedhjeve komunale në Zubin Potok, anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor në Zubin Potok, të shoqëruar nga policia e Kosovës, megjithatë kanë hyrë në objektin e Komunës së Zubin Potokut, dhe për këtë shkak janë aktivizuar sirenat në gjithë qytetin.

Sipas portalit kosovar serb, “Kosovo Online”, në qytet janë dëgjuar dy shpërthime, ndërsa nga ndërtesa komunale kanë dalë anëtarë të Komisionit Komunal dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjithnjë sipas raportimi të këtij portali, anëtarët e komisionit komunal zgjedhor, me asistencën e policisë, kanë hyrë “me forcë në hapësirat e Komunës”, kanë thyer dyert dhe kanë ndërruar bravat, para se të dalin nga ndërtesa.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...