Në një lëvizje të rrezikshme, politikanët e opozitës ruse i kanë bërë thirrje Vladimir Putinit që t’i japë fund mobilizimit të pjesshëm ushtarak të vendit. Presidenti rus miratoi një dekret për nisjen e mobilizimit ushtarak në shtator, duke thirrur 300,000 rezervistë për të luftuar kundër Ukrainës.
Në atë kohë, Kremlini tha se nuk do të kishte nevojë për një dekret zyrtar për të anuluar mobilizimin në një datë të mëvonshme.
Është e rrallë dhe e rrezikshme që zyrtarët e zgjedhur të sfidojnë Kremlinin për sa i përket luftës në Ukrainë, duke pasur parasysh se Rusia ka miratuar ligje që dënojnë personat që diskreditojnë forcat e armatosura ose përhapjen e lajmeve të rreme.