Më 29 nëntor 2022, Departamenti për Profesione të Lira në MD ka pranuar nga Telekomi i Kosovës SH.A. në cilësinë e palës debitore, propozimin për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, i emëruar për Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me lëndën përmbarimore.
Ilir Mulhaxha, përmbarues privat në Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë është suspenduar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.
Ilir Mulhaxha, është vëllau i deputetes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku.
Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit, ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, përmes një postimi në Facebook.