Analistja Zana Avdiu është kërcënuar publikisht me heqje koke nga një qytetar prej Buajnoci, Rexhep Xhemaili.
Xhemaili përmes një video ka thënë shprehimisht:
“Me e pasë afër, me krye ja prej, me krejt…” thotë ndër të tjerash dhe vazhdon: “…herdokurrë kam me e taku ato…”
Në fund, ai e përsërit:
“… une si ta takoj ato, kom me e hjeke. Edhe le t’me denoncoj ne polici, shtet, kudo. Une jam Rexhep Xhemaili nga Bujanovci” .
Videon në fjalë e ka shpërndarë avokati Arianit Koci në faqen e tij zyrtare në Facebook.