Jörn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se dhuna e së martës në Veriun e Kosovës është shumë shqetësuese.
Ai ka thënë se është e papranueshme të sulmohen zyrat zgjedhore në Veri.
“Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.
Në Veriun e Kosovës ka pasur disa shpërthime të martën, atje janë shtuar forcat policore.