Live

Manifesta e mbajtur në Prishtinë zgjedhet në mesin e 10 ekspozitave më të mira në botë

12:13 / 07 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Bienalja Nomade Europiane- Manifesta këtë vit shënoi edicionin e saj të 14, në Prishtinë. Ajo ishte e pranishme për 100 ditë me performanca, evente dhe punëtori më qëllim të fuqizimit të qytetarëve për t’ua rikthyer hapsirën publike.

Me 25 hapsira të hapura për vizitor, si: Grand Hotel Prishtina, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Fabrika e Tullave, Galeria Kombëtare e Kosovës, Kino ARMATA, Muzeu Etnologjik, Rilindja; Manifesta arriti të klasifikohet si njëra ndër 10 ekspozitat më të mira për 2022. Sipas pasqyrimit të Kimberly Bradley në revistës londineze “Frieze”: shumica e veprave kanë qenë përballje më çështjet e identitetit dhe me kujtimet e viteve të fundit të ngjarjeve gjeopolitike.

Ndër veprat më unike ka zgjedhur atë të artistes boshnjake, Selma Selman, videon “Mercedes Matrix” ku shihet artistja dhe familja e saj, të cilët punojnë në grumbullimin e hekurishteve, duke shkatërruar një Mercedes Benz, që ka për qëllim konstruktim dhe shkatërrim të imazhit stereotip të romëve, në Ballkan. Ndërsa, ndër artistët shqiptar, Bradley theksoi veprën e Artan Hjarullahut, vizatimet e të cilit i cilësoi si të çuditëshme dhe provokative.

Ekspozitat e tjera pos Manifesta të klasifikuar në top 10, ishin: ekspoziten e Venice Biennale, ekspozita e Heidi Bucher në Bern të Zvicrës, Bruno Zhu- Barcelon, Zoe Leonard- Luxembourg & France, Frida Orupabo- Stokholm, Cyprien Galliard- Paris, ‘Ëhen Faith Moves Mountains’- Kyiv, James Gregory Atkinson- Gjermani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...