Burbuqe Hana, e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, edhe zyrtarisht ka marrë udhëheqjen e Telekomit të Kosovës për një mandat 3 vjeçar.
Burbuqe Hana u vu në krye të Telekomit pas presioneve të mëdha ndaj bordit, kjo pasi që Komisioni Britanik i cili mori pjesë në rekrutimin për këtë pozitë propozoi për kryeshef të Telekomit, Kreshnik Domin.
Në fakt në rezultatet e prezantuara ky komision propozoi vetëm Domin për këtë pozitë. Domi aktualisht mbanë pozitën e drejtorit të Shitjes në Telekomin e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar për “Kiks Kosova” nga anëtarja e bordit, Mimoza Vila.
Burbuqe Hana në maj të vitit 2020, gjatë qeverisë Kurti 1, ishte emëruar Ushtruese e Detyrës së Kryeshefes së Telekomit. Përveç e afërt me VV’në, ajo kishte qenë aktive edhe në të paktën një protestë të kësaj partie, gjatë kohës kur ka qenë në opozitë.