Live

Qeveria e Serbisë merr vendim për zgjatjen e vlefshmërisë së targave ilegale

20:06 / 07 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për zgjatjen e vlefshmërisë së targave ilegale serbe.

Kështu thuhet në komunikatën e ekzekutivit serb, të publikuar para pak çastesh në uebin zyrtar.

“Me miratimin e kësaj rregulloreje, tash e tutje do të vazhdohet regjistrimi i të gjitha automjeteve me targa KM, PR, GL dhe emrat e qyteteve tjera serbe në Kosovë”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Këto automjete, si më parë, do të mund të lëvizin lirshëm në komunikacion, me posedim të policës së sigurimit të detyrueshëm dhe dëshmisë së kontrollit teknik të mjetit, jo më të vjetër se një vit. 

Qeveria e ka marrë këtë vendim në përputhje me rregulloren për regjistrimin e automjeteve të autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë, si dhe marrëveshjen e arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe vazhdimin e kërkimit”, vazhdon tutje komunikata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...