Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në luftën ndaj Ukrainës është përshkallëzuar sepse komuniteti ndërkombëtar “i ka vendosur Moskës një vijë të kuqe”, kështu është shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz në një intervistë të botuar sot.
“Diçka ka ndryshuar dhe ajo është se Rusia ka pushuar së kërcënuari se do të përdorë armët bërthamore ,” tha Soltz në intervistën e publikuar nga media e Funke Group dhe gazeta franceze Ouest France.
Kancelari shtoi se kjo është për shkak se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Kinën , i ka “vizatuar një vijë të kuqe” Moskës në lidhje me këtë rrezik. “Për momentin, rreziku i përshkallëzimit bërthamor është shmangur”, tha kancelari gjerman.
“Gjatë vizitës sime në Pekin, presidenti kinez Xi (Jinping) dhe unë së bashku deklaruam se armët bërthamore nuk duhet të përdoren. Pak kohë më vonë, vendet e G20 shprehën sërish të njëjtin qëndrim”.
I pyetur për armiqësinë e shkaktuar nga deklaratat e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron , i cili vlerësoi se Rusisë duhet t’i jepen “garanci” për të arritur një ekuilibër në kontekstin e krijimit të një arkitekture të re sigurie në Evropë, Olaf Soltz pranoi se çështja do të duhet të shqyrtohet me kohë.
“Prioriteti është që Rusia të përfundojë menjëherë luftën dhe të tërheqë trupat e saj”, tha ai.
“Është e vërtetë që atëherë do të duhet të shohim se si do të garantojmë sigurinë në Evropë”.
Pas kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga zyrtarët rusë muajt e fundit, presidenti rus Vladimir Putin tha dje se Moska nuk do të ishte e para që do të përdorte armë bërthamore, por do t’u drejtohej atyre vetëm nëse sulmohej./abcnews.al/