Live

Ulet çmimi i naftës, në Kosovë sot një litër po shitet me 1.30 – 1.40 euro

16:43 / 08 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Ka vazhduar rënia e çmimeve të natës, dhe ngadalë është duke shkuar në nivelet e para fillimit të luftës në Ukrainë.

Në Kosovë, në pika të caktuara karburanti, një litër naftë po tregtohet edhe me 1.30 euro në disa tjera 1.40, gjë që nuk ka ndodhur që nga koha e fillimit të luftës në Ukrainë.

Kjo po ndodh vetëm disa ditë pasi BE vendosi që naftës së papërpunuar ruse t’i vendos një kufi çmimi prej 60 dollarë për fuçi.

Nuk dihet ende nëse një trend i tillë do të vazhdojë, pasi vazhdon të jetë e paqartë se si do të reagojë Rusia pas këtij vendimi të BE’së, pasi ajo ka paralajmëruar se nuk do të pranojë atë dhe sipas një reagimi ata kanë thënë se ‘Europa do të mbetet pa naftën ruse’’.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...