Live

Mostrat e Astritit, ish-kryeprokurori Syla: S’është normale, të hulumtohet rasti

16:49 / 08 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Rasti i Astrit Deharit u rikthyer në vëmendje të madhe gjatë ditës së sotme, përderisa doli ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe tregoi se mostrat e rastit të tij janë zhdukur nga laboratori  i Toksikologjisë. Ish-kryeprokurori Special i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se duhet hetohet dhe të gjenden përgjegjësit…

Në kohën kur kishte ndodhur rasti i Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, Sylë Hoxha ishte kryeprokuror. E tash si i pensionuar ka dhënë një koment për Periskopin rreth rastit.

Ai thekson se nuk është normale të zhduken mostrat.

‘’Ata e kanë Prokurorinë Speciale, unë nuk kam lidhje me ato punë se tash në pension. Po jo more çfarë normale, s’ka mujtë me ndodh ajo, s’di gjë për atë punë. Fajtorë janë qata që i kanë pasë në përgjegjësi. Unë kam qenë kryeprokuror në Prizren. Le të hulumtojnë dhe të këqyrin kush i ka pasë ato mostra. Kur kam qenë kryeprokuror, e kam lexu një raport të mjekësisë ligjore. Kurgjë më tepër unë s’kam vepru me atë rast.’’, ka thënë Hoxha.

Lidhur me këtë zhvillim, Periskopi ka kontaktuar babain e Astritit, Avni Deharin, i cili ka thënë disa fjalë.

‘’Jemi mësu më me këto gjëra. Janë të rëndomta. Prej fillimit ka pasë asisoji. Avokatin e kemi angazhu për të dhënë sqarime për këto gjana, ia kemi lanë me u marr me krejt.’’, ka thënë Dehari shkurt.

Një patrullë e Policisë së Kosovës ka shkuar te Instituti i Mjekësisë Ligjore pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë, që funksionon në kuadër të këtij instituti.

Prokurori special Blerim Isufaj ka konfirmuar nisjen e hetimeve për zhdukjen e mostrave të Deharit.

Ministrja Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë dhe kriminal.

“Mbrëmë janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë. Ky është akt i rëndë, kriminal, prandaj menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin dhe drejtorin e policisë. Në mëngjes kam vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe jam njoftuar si në vijim: në mbajtëse e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe një e lukthit. Nga këto institute dy epruveta me gjak ja ka dhënë Instituti Zviceran dhe një policisë për AND. Aktualisht sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urnës dhe një e lukthit. Në vend kanë qasje vetëm 3 persona. Vetëm 3 persona I kanë çelësat”, tha ajo., tha ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...