Live

“Vetëm nëse vjen ish-gruaja largohem i lidhur nga Big Brother”, Keisi i reagon Stresit

09:30 / 09 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Arkimed Lushaj – Stresi është njëri nga 14 banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ai tashmë ka nisur debatet dhe diskutimet me banorët në lidhje me muzikën e po ashtu edhe jetën private.

Në një bisedë, artisti nga Shqipëria theksoi se do të dilte nga BBV nëse do i vinte ish-partnerja.

I njëjti iu referua Keisit, me të cilën është i martuar akoma ligjërisht.

“Valla veç nëse vjen ish-gruaja kisha dal prej Big Brotherit direkt. Ndryshe harroje që ma mbush mendjen mu dhe harroje që vjen dikush që e konkurron atë këtu”, u shpreh ai.

E një reagim nuk mungoi nga ish-e dashura me një postim të shpërndarë në InstaStory.

Ajo ka ndarë një pjesë të shkurtër të videos në të cilën shtoi: “Njiheni dhe ju pak”.

Romanca e tyre ka qenë gjatë e komentuar edhe në medie, shpesh për një pajtim mes tyre e gjithashtu edhe për ndarje. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...