Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, po vazhdon me spastrime politike të diplomatëve në këtë ministri.
Gërvalla sot i ka larguar nga puna edhe 4 diplomatë. Ajo e ka larguar edhe një prej njerëzve kryesorë që kishin mbetur në Ambasadën e Kosovës në Hagë, që së bashku me bashkëshortin e saj me përkushtimin kujdeseshin për familjarët e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë gjatë vizitave të tyre.
Demokracia.com ka mësuar se katër diplomatët e larguar nga puna janë Yllka Geci, e cila deri më tani ka shërbyer në Hagë si konsulle dhe Adnan Jakupin, Ali Kamberi dhe Kenan Islami. Për këta dy të fundit, Demokracia.com nuk ka arritur ende ta konfirmojë.
Adnan Jakupi është vëllai i artistes Leonora Jakupi, për të cilin ishte raportuar edhe më herët se ishte larguar nga Gërvalla, mirëpo në mungesë të transparencës së MPJD-së, mediat e kishin ngatërruar largimin e Adnan Dragajt me të.