Burime të Radio Televizionit Dukagjini kanë bërë me dije se para pak minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri Jasenovik që gjendet në afërsi të pikës kufitare në Bërrnjak.
Pikërisht në Jasenovik Polcia e Kosovës kohë më parë ka ndërtuar një bazë policore ku janë të stacionuar njësitet e Policisë Kufitare të Repulikës së Kosovës.
Ndërkohë, burime brenda organeve të sigurisë kanë bërë me dije se në barrikadat të cilat janë vendosur në rrugët magjistrale, ka persona të cilët janë të armatosur.
Barrikadat janë përqendruar kryesisht në magjistralen që dërgon për në pikën kufitare në Jarinje, atje ku edhe është arrestuar një ish pjesëtarë i Policisë së Kosovës që dyshohet se ka sulmuar zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën Veriore
Gjithashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se se bazuar në vlerësimet policore, po ashtu si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të Pikës Kufitare Bërnjak, Policia e Kosovës tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare.
Ndërkaq, më herët kishte bërë të ditur PK-ja ka se mbyllur edhe pikën kufitare në Jarinje.