Situata në veriun e vendit vazhdon të jetë e tensionuar.
Gazetarja e Klan Kosovës ka raportuar se në Lagjen e Boshnjakëve janë hedhur mjete piroteknike.
Policia tashmë është në vend të ngjarjes dhe po e heton rastin, raporton Klankosova.tv.
Banorët e kësaj pjese janë duke qëndruar jashtë, të shqetësuar nga situata e cila po mbretëron, sidomos gjatë ditës së sotme.
Kujtojmë se sot, policia e Kosovës arrestoi Dejan Pantiqin, ish-zyrtarin policor, ish-pjesëtar i MUP-it të Serbisë, i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se i ndaluari “sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.
“Pantiqi akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Pas këtij arrestimi, serbët e atjeshëm vendosën barrikada nëpër rrugë, duke bllokuar kështu qasjen për në pikat kufitare, Jarinjë e Bërnjak.
Për pasojë, Policia njoftoi se të dy këto pika kufitare janë mbyllur deri në një vendim tjetër.