Shqiptari ndalohet në aeroport, i gjenden djathë e mish në valixhe
Në bagazhin e valixhes që u kontrollua, një shqiptar kishte fshehur 15 kg produkte ushqimore, djathë lope dhe mish viçi, pa etiketë që të vërtetonte origjinën, specien dhe çertifikatën përkatëse fitosanitar, përcjell albinfo.ch.
Pasagjeri që mbërriti në aeroportin e Olbia-s nga Tirana, nëpërmjet linjës Roma Fiumicino, ka përfunduar në telashe.
Ai u ndalua për kontroll nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Sassarit në bashkëpunim me ushtarët e Guardia di Finanza të Grupit Olbia.
Ushqimet u sekuestruan, në pritje të analizave higjeno-sanitare të mjekut fitopatolog të Departamentit të Reformës Bujqësore të Sardenjës dhe do të asgjësohen.