Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë në Ujman.
Petkoviq përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se e ka lajmëruar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për siç ka thënë “ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurti nga veprimet e tij të njëanshme dhe të armatosura me të cilat dëshiron të shkaktojë luftë”.
“Sapo e informova @MiroslavLajcak për pushtimin e armatosur dhe të paligjshëm të forcave speciale të Kurtit ROSU në Gazivode! Ia morën çelësat rojës, grisën flamujt. BE-ja duhet ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurtin nga veprimet e tij të njëanshme dhe të armatosura me të cilat dëshiron të shkaktojë luftë!”, ka shkruar Petkoviq.
Управо сам обавестио @MiroslavLajcak о оружаном и противправном упаду Kуртијевих специјалаца Росу на Газиводе! Одузели су чувару кључеве, поцепали 🇷🇸 заставе.
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) December 11, 2022
ЕУ мора да обузда насилника и узурпатора Kуртија од његових једностраних и оружаних акција којима жели да изазове рат!