Live

Tensionet në veri, kryeparlamentarja shqiptare: Dhuna është e dënueshme, autoritetet serbe të përmbahen

18:02 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës.

Nikolla ka dënuar dhunën ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX-it, ndërsa thekson se autoritetet e Kosovës janë treguar të përgjegjshme.

Ajo u bën thirrje autoriteteve serbe të përmbahen dhe të kontribuojnë që situata të mos përshkallëzohet.

Reagimi:

Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese. Dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme. Autoritetet e Kosovës po tregojnë  përgjegjësi e maturi. Por këto qëndrime duhet të pasohen nga përmbajtja e autoriteteve serbe, në mënyrë që edhe këto të fundit të shfaqjn përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në pengimin e përshkallëzimit të situatës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...