Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, i ka përshëndetur deklaratat e ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd.
Në deklarata kërkohet heqja e menjëhershme e barrikadave në Veri të Kosovës të vendosura nga serbët lokalë.
Po ashtu kërkohet edhe që të shmanget përshkallëzimi, si dhe dënohen sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX’it.
“Nuk mund të pajtohem më shumë”, thotë Rama.
“Me zë të lartë dhe të qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë”, vazhdon ai në Twitter.