Live

Porti i Durrësit, Rama: Do bëhet nyje e rëndësishme e qarkullimit tregtar me perëndimin

12:14 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano u prezantua ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ky Port do të bëhet nyja më e rëndësishme e gjithë qarkullimit tregtar me perëndimin.

“Dua të falenderoj të gjithë përfaqësuesit, pasi na ka ndricuar rrugën me një aftësi të pashembullt, me dijen e kompanisë. Kjo na bën të ndihemi të sigurtë, që thënia e vjetër se të gjitha rrugët të çojnë në Romë, do të bëjë që të gjitha rrugët e BP të çojnë në Durrës. Durrësit ka qënë i quajtur si taverna e Adriatikut. E ktheu Durrësin në limanin më të rëndësishëm, pozitë që Durrësi e mbajti dhe pas krimit të shtetit të Arbrit, sot jemi në shekullin e 21, jemi vonë se nëse do shihnim me kujdes projeksionet e kompanisë dhe volumit të mallrave. 

Janë pjekur kushtet për shekullin e 21. Ku nuk ka asnjë mundësi për zgjerim hapësirash dhe kapacitetesh, është një burim ndotje akustike, vizuale. Ambicia është që porti i Durrësit të bëhet nyja më e rëndësishme e gjithë qarkullimit tregtar me perëndimin. Çdo gjë tjetër shkon përtej. BP të gjitha vendet tona, dhe ato që u mblodhën në samitin, nuk kanë shans tjetër të kalojnë në nivel tjetër shkëmbimet e tyre pa Durrësin. 

Kjo do i japë rajonit një kapacitet tjetër për të punuar me volume tregtare. Eshtë një port që e eçon bashkëpunimin e nisur në një nivel tjetër. Ne e kemi nisur me Kosovën, ashtu sikundër kemi filluar punën me hekurudhën, kemi mbështetur financiarisht studimin për Portin e Thatë të Prishtinës. Kemi punuar për të bindur BE që ta përfshijë më në fund korridorin e 8, është bllokuar për dekada të tëra 

Ne mund të kemi akses dhe në mbështetjen europiane për ndërtimin e kësaj vepre. Sic e tha Eriku duhet të paguajë Maqedonia e Veriut se ne Kosovën marrim përsipër.  Ky do jetë projekti me standartet më të larta transparence dhe cilësie me të gjithë procesin e garave. Porti që në fazën e parë rrit 3fish kapacitetin e përpunimit, gjë që nuk imagjinohet në portin ekzistues. Kur politika shtrembëron faktet, ja ku jemi sot, për të thënë se ne nuk u nisëm pas berihait, por fakti që kishim përgatitjen e plotë se do kishim gati portin e ri tregtar na bëri që të jemi konfident për transformimin e saj në port turistik”, tha Rama.

Ndërkaq shtoi se një lajm shumë i rëndësishëm i samitit të BE-së në Tiranë ishte se korridori i 8-të është përfshirë zyrtarisht në rrjetin e infrastrukturës se qarkullimit rrugor-hekurudhor të BE-së.

“Është një port që e çon bashkëpunimin rajonal në një nivel krejt tjetër. Ne e kemi nisur këtë proces paralelisht me Kosovën, ashtu sikundër kemi filluar punën për hekurudhën dhe kemi mbështetur financiarisht studimin e vizibilitetit për portin e Thate të Prishtinës kemi punuar të bindim BE-në që të përfshijë korridorin e 8 i cili është bllokuar për dekada të tëra në marrjen E statusit pjesë e infrastrukturës europaine në mënyrë që të ecim paralelisht me portin e Thatë. Lajmi i rëndësishëm i samitit në Tiranë ishte se korridori i 8 është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimit rrugor-hekurudhor të BE-së. Ne mund të kemi akses edhe në mbështetjen evropiane për ndërtimin e kësaj vepre shumë të rëndësishme”- tha Rama.

Projekti pritet të hidhet në garë ndërkombëtare fillimvitin e ardhshëm dhe do të nisë zbatimin me çeljen e kantierit të Porto Romanos brenda vitit 2023

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...