Live

Ermali i punon një ‘rreng’ Ledrit me një mesazh të ‘çuditshëm’, por reperi bën reagimin epik!

12:22 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ermal Fejzullahu ka qenë i ftuari i radhës në programin “N’majë t’gjuhë”. Gjatë lojës ‘mesazh pa zarar’, ai i ka dërguar një mesazh Ledrit duke u përpjekur që t’i punojë një rreng.

“Më ndaloi policia edhe duke i kontrolluar dokumentet më pyetën i kujt jam. I thash i Sabri Fejzullahut. Më thanë a veç sepse jemi policë po mendon që i hamë shakatë? Djali i Sabrisë pa mustaqe? Më futën dënim dhe ma morën patentën për 6 muaj…”, shkruhej në mesazhin që i dërgoi Ermali Ledrit.

Mirëpo, menjëherë Ledri i ka bërë një replikë mesazhit të këngëtarit.

Madje, direkt reperi e ka kuptuar se kolegu dhe miku i tij ka qenë i ftuar në emisionin e nënës së tij, Xheraldinës.

“Bir qenke në emision te Xheri…një herë e kam hëngër këtë shaka thuaju. Ju dua”, shkroi Ledri.

Mesazhi i reperit të njohur u prit me të qeshura në studio.

Dihet që në emisionin e Xheraldinës, të ftuarit vihen shpesh përballë lojërave të ndryshme, ku edhe ngacmojnë miqtë apo kolegët e tyre, si në rastin e Ermalit dhe Ledrit.

Por tashmë Ledrit nuk i bëjnë më përshtypje këto rrengje pasi e di që shumica prej tyre ndodhin në programin e nënës së tij.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...