Live

Kush është shqiptari që surprizoi jurinë e “The Voice” në Greqi, të katërt kthyen karriget

13:24 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sukseset e shqiptarëve nëpër botë shtohen dita-ditës. Më i fundit, bëhet fjalë për Julio Imerin, i cili është ka mahnitur jurinë e “The Voice of Greece” me zërin e tij. Ai ka kënduar këngën “Stay With me” dhe ka bërë të katërt anëtarët e jurisë të kthehen. Mirëpo, në fund ka zgjedhur skuadrën e Elena Paparizou.

Julio nga Gjirokastra ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ku shprehet shumë i emocionuar.

Postimi i plotë i tij:

Ishte dite e gjate shume.

Emocione te forta.

Mendime shume.

“A do ja dal? A jam mjaftueshem i mire”

Para se te shkoja ne ate skene, kisha ankth, isha nervoz, i gezuar dhe ne te njejten kohe i frikesuar.

Nje skene e madhe, audience me shume njerez para meje dhe kater njerez me karrike te kthyera kundrejt meje.

Artista qe kane bere histori.

Dhe ashtu sic isha ne keto mendime, pasi ngjita shkallet per te shkuar ne ate skene, i thashe vetes sime qe do bej ate qe di te bej me mire; te kendoj para njerezve, te jap shpirtin, te bej njerezit te ndjejne dicka.

Ata jane aty per mua, dhe juristet jane ate per mua gjithashtu. Te me degjojne mua, duhet t’i bej te ndjejne dicka…

Dhe ate bera! Edhe pse jo perfekte, kendoi zemra dhe shpirti!

Jam shume falenderues qe te gjithe u kthyen, me dhane nje shans per te shkuar me tutje. Te kendoj ne nje skene te madhe, ne TV para shume njerezve.

Kur po kendoja u ndjeva nervoz por u ndjeva si ne shtepine time. U mundova te jem i fokusuar por edhe ta shijoja te gjithe performancen.

Kam shume gjera per te thene persa i perket atyre 90 sekondave qe isha ne ate skene. Teme tjeter per nje video tjeter ne ditet ne vijim ndoshta.

Dhe keshtu nis rrugetimi im ne The Voice of Greece!

Dhe kujt ja merrte mendja qe une do mirrja pjese ne nje show te tille por ja ku jam! Jeta te surprizon nanjehere./abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...