Junior Eurovision 2022, i cili u zhvillua këtë vit në kryeqytetin armen, Jerevan, ka përfunduar. Fituese është shpallur Franca me përfaqësues, Lissandro, i cili ka marrë 203 pikë me këngën e tij “Oh Maman!”.
Gjatë votimit, Franca kryesoi tabelën e rezultateve me 203 pikë. Ndërsa, Armenia që ishte dhe vendi mikëpritës doli në vendin e dytë me 180 pikë.
Fitorja e Lissandro-s i jep Francës fitoren e dytë të Eurovizionit për Junior pas fitores së Valentinës në vitin 2020 me “J’imagine”.
Ndërsa 4 vendet e tjera ishin: Armenia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Britania e Madhe.
Më poshtë keni videon e performancës live!