Live

Raporti i fundit i çmimeve: Shtrenjtohen mielli, mishi, kafja e produkte të tjera

14:21 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Raporti i fundit i çmimeve: Shtrenjtohen mielli, mishi, kafja e produkte të tjera

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e fundit sa i përket çmimeve të artikujve bazë në tregun Kosovar.

Sipas raportit, përveç zbritjes së çmimeve të derivateve, asnjë produkt tjetër nuk ka pësuar rënie.

Madje disa artikuj, siç është mielli, mishi, kafja, detergjenti i rrobave, kanë pësuar rritje të çmimit, raporton IndeksOnline.

Rikujtojmë se çmimi i lartë i naftës kishte ndikuar në ngritjen e secilit produkt në treg, por tani kur karburantet kanë rënë, shporta e konsumatorit ka mbetur e njëjtë.

Ditë më parë, kryetari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për Indeksin se kryeministri Albin Kurti tani duhet të marrë masa ndaj bizneseve të cilat nuk po zbresin çmimet e produkteve bazë.

“U rrit nafta, u rriten çmimet. Muajin e fundit kemi rënie për 25% të çmimit të naftës por kjo nuk po vërehet edhe nëpër supermarkete të cilat vazhdojnë t’i mbajnë çmimet e larta”, ka thënë Berjani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...