Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar mbi zhvillimet e fundit në vend.
Ajo përmes llogarisë së saj në “Twitter”, ka thënë se pret largimin e barrikadave serbe në veri të Kosovës.
Cramon potencoi se paqja dhe stabiliteti në veri duhet të jetë prioritet dhe se sulmet ndaj ushtarëve të EULEX-it dhe deklaratat e Vuciqit për rikthimin e ushtarëve serbë në Kosovë, janë krejtësisht të papranueshme.
“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serb, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, ka shkruar ajo.