Moti i acartë që ka përfshirë Evropën veriore ka shkaktuar humbjet e para të jetëve. në Britaninë e Madhe, aty ku situata është më kritike, 3 fëmijë që kishin rënë në një liqen të ngrirë kanë humbur jetën, ndërsa autoritetet po kërkojnë për të paktën edhe 2 fëmijë të tjerë të zhdukur.
Ndërkohë moti i keq ka shkaktuar edhe një kaos me udhëtimet. Disa aeroporte të Londrës si Heathrow, Stansted, Gatwick, janë detyruar të mbyllin pistat e tyre dhe të anulojnë shumë fluturime të dielën në mbrëmje deri në mëngjesin e së hënës për shkak të reshjeve të dëborës. Kjo situatë nga ana tjetër ka shkaktuar jo pak stres për të gjithë qytetarët e bllokuar në aeroport.
Stuhitë e dëborës kanë goditur edhe Poloninë. Një ortek në zonë e Kopa Kondracka, zuri poshtë tre persona, por falë ndërhyrjes së shpejtë u bë e mundur shpëtimi i tyre.