Live

“Flasim sot në Këshill të Ministrave”: Parisi i kërkon Kosovës e Serbisë uljen e tensioneve

18:05 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Franca i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet dhe t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke theksuar qartë se këtë çështje, do ta diskutojnë edhe në takimin që po mbahet sot në Bruksel mes Këshillit të Ministrave të Jashtëm.

Përmes një reagimi të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Franca ka dënuar sulmet ndaj misionit të EULEX-it, “dhe të gjitha aktet e dhunës në terren”.

“Franca është shumë e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë si dhe të gjitha aktet e dhunës në terren. Franca u kërkon palëve të tregojnë përmbajtjen më të madhe dhe të tregojnë përgjegjësi për të ulur tensionet.” – thuhet në këtë komunikatë.

Mes tjerash, Parisi ka bërë thirrje që të dyja palët t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, dhe të arrihet përparim drejt një marrëveshje finale.

“Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, i cili duhet të bëjë të mundur përparimin drejt një marrëveshjeje globale dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të ecim përpara në drejtim të perspektivës evropiane të dy vendeve. Po ashtu, u kërkon të dyja palëve të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE.” – theksohet mes tjerash.

Në fund, Franca konfirmon se kjo do të jetë një prej çështjeve që do ta diskutojnë në takimin mes Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

“Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme do ta diskutojë këtë temë me homologët e saj evropianë gjatë Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian që po mbahet sot në Bruksel.” – u tha në përfundim të komunikatës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...