Live

Nurellari: Papërgjegjësia e Kurtit e solli situatën e vitit 2008

20:26 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

“Kurti po i jep pretekst presidentit serb, që ta përshkallëzoj situatën dhe për të devijuar nga marrëveshjet e dialogut”, ka deklaruar anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari.

Ai e ka quajtur kryeministrin Kurti, të papërgjegjshëm dhe të pakujdeshëm karshi situatës në veri të vendit.

Sipas Nurellarit, situata aktuale në Kosovës, i ngjanë asaj të para pavarësisë së vitit 2008.

‘Sjellje e papërgjegjshme dhe e pakujdesshme e Kurtit, që po e vë në pikëpytje stabilitetin në veri. Jemi në realitet ku mbyllen kufijtë, mbyllen shkollat, po bllokohen rrugët. Kemi një situtatë të tillë ku Kosova po del nëpër media ndërkombëtare si një vend me rrezikshmëri, ku ka probleme të mëdha sigurie”.

“Kemi të njëjtin kryeministër të papërgjegjshëm. Të vijë në një situatë ku të rifaktorizohet KFOR-i dhe EULEX-i si të vetmet reminishenca të kaluarës. Situatë e një të kaluare të largët para pavarësisë. Shkaku kryesor është përpjekja e kryeministrit që të mos ballafaqohet me detyrën e tij për t’i siguruar Kosovës një marrëveshje përfundimtare. Kurti edhe sot nuk është i ndershëm dhe transparent për dialog”, tha Nurellari në Info10.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...