Live

Iu vodh kënga nga Maya Berovic, Xhensila: Një artiste serbe do ishte në fund të listës për t’ia shitur një këngë

20:44 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në prill të këtij viti, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar këngën “Ale Ale”.

E pak ditë më parë kjo këngë është vjedhur nga një artiste serbe, Maya Berovic, shkruan lajmi.net.

Përveç se e interpretuar në gjuhën serbe, kënga është tërësisht e njëjtë me muzikë e vijë melodike.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Xhensila.

Ajo ka theksuar se kënga nuk është shituar nga ana e saj, dhe se nuk ka qenë në dijeni për këtë fakt.

Këngëtarja ka theksuar se një artist serb do ishte i fundit në listë për t’ia dhënë një këngë.

Postimi i Xhensilës:

“Kam pasur komente të Shumta mbi kengen “Ale Ale” e Publikuar ne Version të gjuhes Serbe nga një tjeter “Artiste”.

Dua te njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejte mbi Autorsinë e kenges,pervec shfrytezimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime!

Kenga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë ne dijeni te ketij Fakti !

Ps: Nese do ishte për mua Serbia ose një Artiste Serbe do ishtë ne fund të listes për ti shitur një kenge, ose prodhim timin që e kam Dashur kaq shume”. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...