Live

KFOR-i nuk jep lajmin nëse do t’i heqin barrikadat në veri, njoftuan se janë vigjilent për situatën

11:02 / 13 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Për situatën në veri, nga KFOR është thënë se e vetmja rrugë drejt paqes është që Kosova e Serbia t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut.

Në reagimin e KFOR-it është shtuar se duhet të arrihet një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.

Tutje, shtohet se KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.

“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në reagimin e KFOR-it. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...