Live

Ndahen mbi 2.8 milionë euro për kompensimin e dëmeve bujqësore nga vërshimet

14:07 / 13 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Mbi 2.8 milionë euro është shuma e mjeteve të ndara për kompensimin e dëmeve për bujqit vendorë të cilët pësuan nga fatkeqësitë natyrore në aktivitetin e tyre bujqësor.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë.

Bëhet e ditur se ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të mbulojë 82% të dëmeve në bujqësi për 22 komuna të vendit të cilat raportuan në Komisionin për shqyrtimin e raporteve për dëmet që u janë shkaktuar në komunën përkatëse.

“Kompensim të dëmeve në vlerë totale prej 2.826.464,05 Euro do të përfitojnë fermerët nga komuna e Deçanit, Drenasit, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Istogut, Junikut, Kamenicës, Leposaviqit, Lipjanit, Malishevës, Mitrovicës, Novobërdës, Komuna e Obiliqit, Pejës, Podujevës, Prishtinës, Rahovecit, Shtimes, Skenderajt, e Vitisë dhe komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...