Live

Sunak njofton marrëveshjen e re me Shqipërinë për kthimin e azilkërkuesve

16:22 / 13 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

“Ne po njoftojmë sot marrëveshjen e re me Shqipërinë për përshpejtimin e kthimit të azilkërkuesve shqiptarë, të cilët përbëjnë një të tretën e atyre që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla”, informoi sot kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Ndërkohë, Sunak e bëri të ditur sot planin e tij në Dhomën e Komunave.

”Një e treta e të gjithë atyre që mbërritën me varka të vogla këtë vit – gati 13 000 – janë shqiptarë. E megjithatë Shqipëria është një vend evropian i sigurt dhe i begatë. Ajo konsiderohet e sigurt për kthime nga Gjermania, Franca, Italia, Suedia. Është një vend aderues në BE, aleate e NATO-s dhe anëtare e të njëjtit traktat kundër trafikimit si BM”. Vetë kryeministri i Shqipërisë ka thënë se nuk ka asnjë arsye pse nuk mund të kthejmë menjëherë azilkërkuesit shqiptarë. Vitin e kaluar Gjermania, Franca, Suedia refuzuan pothuajse 100% të kërkesave shqiptare për azil. Megjithatë, shkalla jonë e refuzimit është vetëm 45%. Kështu nuk duhet të vazhdojë më. Kështu që sot mund të shpall një marrëveshje të re me Shqipërinë – dhe një qasje të re”, deklaroi Sunak në parlament.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...