Live

Në Pallatin e Shtypit në Zagreb sot u bë prezantimi i librit “Mos harro kurrë – Nikad ne zaboravi”, Gjenocidi serb në Kosovë 1844 – 1999, të autorit Pllana

16:41 / 13 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Teksti: Slavica Šarovič
Përktheu nga kroatishtja: Ilaz Berisha

Në Pallatin e Shtypit në Zagreb sot u bë prezantimi i librit “Mos harro kurrëNikad ne zaboravi“, Gjenocidi serb në Kosovë 1844 – 1999, të autorit Prof.Dr. Nusret Pllana, në organizimin e Shtëpisë botuese “Drita” dhe nën përkujdesjen e përfaqësueses parlamentare Ermine Lekaj – Përlaskaj .

Në bazë të librit të përmendur është xhiruar edhe filmi dokumentar me të njëjtin emër, i cili u shfaq pas prezantimit të librit.

Pllana, profesor në Universitetin e Prishtinës, shkruan:

“Nuk ekziston edhe një shembull në Evropë që një shtet fqinj të ketë hartuar 35 programe për të vrarë popullin fqinj, siç kishte bërë Serbia zyrtare ndaj shqiptarëve në periudhën 1844-1999.

Ky programim kishte dy synime; të zgjerojë Serbinë në dëm të territoreve shqiptare dhe të ketë dalje në det. E gjithë kjo politikë nuk u zbatua në asnjë fazë pa pëlqimin e Rusisë. Gjenocidi, sipas argumenteve, u shfaq në pesë faza…”.

Tema e librit është terrori serb ndaj shqiptarëve në periudhën 1844 – 1999. Çdo gjë është e shkruar sipas dokumenteve historike dhe e dokumentuar shkencërisht. Libri është përkthyer në nëntë gjuhë të huaja: anglisht, gjermanisht, japonisht, kroatisht… – tha Pllana në promovimin e librit.

Lekaj Përlaskaj konsideron se, edhe pse shqiptarët flasin pak për këtë, dëshmitë e njerëzve që kanë përjetuar gjenocidin serb duhet të prezantohen para të tjerëve.

– Serbët gjithmonë paraqiten si viktima, kurse realiteti është ndryshe. Sipas këtij libri dhe filmit dokumentar, në Kosovë  janë vranë 1472 fëmijë, sepse donin të vrisnin të ardhmen tonë.

– Ky libër dhe dokumentari janë përdorur gjatë dëshmisë në Hagë – tha Lekaj Përlaskaj.

– Në promovim morën pjesë përfaqësues të ambasadave të Shqipërisë dhe të Kosovës, Sejfudin Prekazi, kryetar i Bashkësisë së Shqiptarëve të qytetit të Zagrebit dhe të Qarkut të Zagrebit, si dhe pjesëtarë të shumtë të pakicës kombëtare shqiptare.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...