Live

Analiza e Shkëlzen Maliqit: Me planin franko gjerman mund të diskutohet edhe Autonomia për veriun!

17:49 / 13 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, në një intervistë për Gazea Blic, ka thënë se situata është mjaft e komplikuar në veri dhe nuk ka shenja se politika serbe do t’i heq barrikadat pa ndonjë premtim amo kërcënim më serioz nga BE por edhe nga Amerika për vazhdimin e procesit të dialogut.

“Nga njëra anë po duket se edhe pse nga jashtë po duket se Vucic i ka në kontroll serbët në veri, edhe atij i ka dalë situata nga dora dhe po mundohet ta ndal këtë që vetë e ka nisur dhe nuk e di a ka forcë më që ta ndalë gjithë këtë”, ka thënë ai.

Maliqi vlerëson se largimi nga institucionet i serbëve ka krijuar vakum të sigurisë në veri dhe ka bërë që të dalin grupet kriminale por që SHBA dhe BE janë të vendosura të mos e lejojnë përshkallëzimin.

“Mendoj se edhe ato janë të dirigjuara nga Beogradi, por edhe atje ka pushtete paralele, agjentura ruse, kështu që ekziston një lloj rreziku nga përshkallëzimi por edhe një vendosmëri më e madhe sidomos e Brukselit dhe Amerikës që të ndalohet kjo dhe mos të përshkallëzohet”, deklaron ai për Gazeta Blic.

Maliqi tregon dhe pse nuk po ndërhyn KFOR-i në veri, për t’i hequr barrikadat.

“KFOR nuk ndërhyn në veri për shkak të mos acarimit të situatës dhe se është çështje politike dhe dëshrion që t’i lë serbët të binden se është në të mirën e tyre që t’i heqin barrikadat, edhe pse ka të drejtë të ndërhyjë dhe është sovran në Kosovë, por këtë po e harrojnë edhe kryeministrit Kurti, ai është kryeministër i joni por shteti nuk është rrumbullakësuar në shtet sovran në kuptimin e të drejtës ndërkombëtare, nuk e ka forcën e vetmbrojtjes pa ndihmën e KFOR-it”, potencon analisti.

Ai e quan kokëfortësi insistimin e Kurtit në këta 3 muaj për targat, ani pse Kosova ishte në të drejtën e saj.

“Kokëfortësia e tij apo insistimi i tij në këta 3 muajt e fundit i parakohshëm për t’i bërë disa gjëra disa masa si targat, sado që Kosova është në të drejtën e saj, këtë nuk e mohojnë as ndërkombëtarët por që ata kërkuan kohë që të arrihet marrëveshja finale. Por ai mendonte se me këto presione do t’a arrinte më shpejt atë”, shton Shkëlzen Maliqi.

Sa i përket planit franko-gjerman, Maliqi thotë se do të arrihet me gjasë në pranverë apo gjatë vitit të ardhshëm, ku në të thotë se do të jetë edhe asociaioni.

“Kosova nuk do ta ketë kontrollin në veri, i ka disa forca të veta por jo struktura të saj dhe do të shihet mundësia e negocimit të autonomisë të asaj pjese. Serbia veriun e konsideron terren të vetin ku mund të krijojnë një lloj autonomie”.

Ai ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i hapte rrugë edhe anëtarësimit në BE por që kjo po duket e largët ende.

Maliqi ka thënë po ashtu se Kryeministri Kurti do ta formojë Asociacionin, por që mund ta quajnë ndryshe dhe jo asociacionin e as Zajednicë.

Sa i përket deklaratave të Kurtit ndaj KFOR-it që të sigurisë lirinë e lëvizjes në veri, analisti ka thënë se është kontradiktore dhe është sikur ta presë degën në të cilën është ulur vetë, pasi shtlla e sovranitetit në Kosovë është KFOR-i dhe hyrë Kosova në NATO, nuk mund të pretendojmë që vetë të marrim vendime.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...