Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka pezulluar nga puna drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S, zëvendësdrejtorin F.H, mbikëqyrësin F.L, dhe zyrtarin korrektues M.H.
Kjo pasi gjatë ditë së sotme ShKK-ja bëri të ditur se rreth orës 12:40, në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E. është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij, njofton Klankosova.tv.
“Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës vendosë pezullimin e nëpunësve civil për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të shqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe përgjegjësitë e tyre” thuhet në njoftimin e tyre.