Live

Shota: Ata që kanë fëmijë ishin në anën time, ato që vishen si ajo, ishin në të Anës

08:38 / 14 Dhjetor 2022

Nga admin

Banorët e Big Brother VIP Kosova, përfshirë Stresin, Andin dhe Shotën kanë bërë biseda nën shoqërinë e rënies së dëborës.

E në debatin që u zhvillua në natën Prime të së hënës, Stresi duket të mos ketë qenë në anën e Shotës, por atë të Anës – kjo pasi ai e kritikoi aktoren duke i thënë se “ka humbur atë natë” dhe për këtë ai u bazua në duartrokitjet e publikut.

Shota kishte një kundërpërgjigje.

“Absolutisht, nuk kam humbur. Nëse ka pasur duartrokitje për Anën kjo nuk do të thotë se ajo është më e mira. Të jesh i bindur që të gjithë kanë menduar si unë. Njerëzit familjarë e ata që kanë fëmijë në shtëpi kanë menduar si unë”, ka thënë Shota.

“Njerëzit që vishen si ajo, kanë menduar si ajo dhe kjo nuk është një përqindje shumë e madhe”, ka shtuar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...