Live

Mbi 30 gra emërohen ambasadore të reja të paqes

16:18 / 14 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, gra të fushave të ndryshme kanë marrë titullin “ambasadore të paqes” nga Federata Universale e Paqes në aktivitetin e mbajtur me temën ”Gratë, themel i paqes së qëndrueshme”, me ç’rast mbi 30 gra janë emëruar ambasadore të reja të paqes.

Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të FPU-së në Kosovë, Flora Brovina tha se për ndërtimin e paqes së sigurt, gratë kanë qenë shembull i rezistencës dhe institucion në vete.

“Gratë mbetën pa e ngritur zërin dhe pa marr shpërblimin e punës së tyre. Isha shumë e lumtur kur i gjithë stafi i këshillit votoi unanimisht, se vërtet gratë mungonin. Emrat e juaj nuk janë të rastësishëm, jeni institucion në vete. Jeni shembull edhe në botë se si e mbajtëm jetën në Kosovën e rrënuar dhe të ndërtojmë institucione paralele. Ne e organizuam jetën se ishim në numër më të madh se burrat. Më shumë kishte gra se burra, sepse burrat ishin detyruar të largohen nga Kosova pas eksodit politik”, ka thënë ajo.

Edhe drejtoresha e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg theksoi se Kosova është duke vendosur gruan në qendër.

“Ka një numër të madh të deputeteve gra të cilat janë pjesë e parlamentit. Kemi presidenten femër, nënkryetaren e parlamentit dhe udhëheqëse të komisioneve. Akoma kemi rrugë të gjatë për të bërë. Njerëzit që kanë paguar çmimin për liri është shumë i madh”, tha ajo.

Presidenti i Federatës së Paqes Universale për Evropë, Jacques Marion tha se gratë janë themeli i paqes së qëndrueshme.

“Paqja duhet të bazohet në një familje ideale, në dialog, në pajtim, kulturë dhe dialogu duhet të bazohet dhe ta ketë qëllimin që të arrihet një e mirë madhështore. Të gjithë e pranojnë që gratë e kanë një rol të paqes. Shumë pak përfshihen në zgjidhjen e konfliktit. Barazia gjinore është një indikator shumë i rëndësishëm i paqes në rajon. Gratë janë baza apo themeli për arritjen e një paqe të qëndrueshme. Gratë janë themeli i çdo gjëje të mirë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...