Live

Rritet numri i lindjeve me prerje cezariane, rreth 40% të lindjeve kryhen me operacion

16:30 / 14 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Numri i lindjeve me prerje cezariane, është rritur dukshëm viteve të fundit. Nga 8411 lindje të kryera gjatë vitit 2022 në Kliniken Gjinekologjike 3 mijë e 031 prej tyre janë kryer me prerje cezariane, apo rreth 40 për qind të numrit të përgjithshëm të lindjeve. Janë nënat ato të cilat e preferojnë këtë mënyrë të lindjes, me qëllim që të mos ndjejnë dhimbje.

Pacientja Edona Gashi nga Prishtina thotë se të dy fëmijët e saj i ka lindur me prerje cezariane. Ajo thotë se e ka zgjedhur këtë mënyrë pasi që nuk mund t’i durojë dhimbjet e lindjes.

“Pse me i duru dhimbjet e lindjes, kur mund të lind pa dhimbje. Dy fëmijët i kam lind me operacion dhe se kjo është bërë me kërkesën time “, tha ajo.

Megjithëse nuk preferohen lindjet e tilla, veçse në rastet kur është e nevojshme dhe rekomandohet nga mjeku, numri i nënave që preferojnë të lindin pa dhimbje, po rritet nga viti në vit.

E këtë e pohon dhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj, i cili për indeksonline, ka thënë se ka presion nga pacientët dhe familjarët e tyre që lindjet të kryhen me operacion.

” Kemi presion të stafit të mesëm të mjekëve, ku kanë bërë presion se duhet me ma kry pacientin. Duhet me ma kry bashkëshorten ose motrën. Po rrinë gjatë në klinikë. Kemi presione të mëdha që kanë ndodhur, që dhe mjeku gjatë kujdestarisë, më ka telefonuar në shtëpi se kemi presione aq të mëdha, që me kry me operacion pacientin”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...