Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza, kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj pesë (5) personave për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar për 48 orë një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan: gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë dy (2) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe janë ngritur gjashtë (6) aktakuza shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra penale te ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.