Live

Michelle Obama këshillon Dukeshën e re Meghan Markle

20:22 / 30 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Në kopertinën e radhës të ‘Vouge’ është shfaqur intervista më e bukur mes Michele Obamës dhe Meghan Markle. Ish-Zonja e Parë e SHBA-së ka zhvilluar një bisedë me Dukeshën teksa të dyja konsumonin një drekë me ushqim meksikan. Pyetjet i janë drejtuar Michele nga vetë Meghan, e cila ja ka kushtuar bisedën familjes, rritjes së fëmijëve dhe bamirësisë. Intervista e plotë e dy personazheve të njohur të ekranit është botuar sot, por është realizuar kur Meghan ishte ende shtatzënë me të birin, Archie.

Dukesha e ka përshkruar ish-Zonjën e parë si një femër të jashtëzakonshme.

Në bisedën mes tyre, Meghan dhe Michele ndajnë eksperiencat me njëra-tjetrën duke numëruar arritjet dhe gjithçka tjetër.

Bashkëshortja e ish-presidentit i jep nënës së re edhe disa këshilla të cilat vlejnë shumë.

“Ju them vajzave të eksperimentojnë sa më shumë derisa të kuptojnë çfarë i bën të lumtura”, shprehet mes rreshtash Michele.

Publiku është shumë i entuziazmuar për këtë intervistë suprizë që gjigandi i showbiz-it ka publikuar, ndërkohë që shitjet pritet të thyejnë rekordet. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...