Live

Vërshime në Gjilan, komuna u bënë apel qytetarëve që të mos hedhin mbeturina

16:43 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pas reshjeve të fundit të shiut, ka bërë të ditur se dje ka pasur dalje të ujit nga shtrati i lumit Stanishor në disa lokalitete, ku uji ka depërtuar edhe në oborret e disa shtëpive dhe bodrumet e tyre.

Hyseni ka potencuar se kanë aktivizuar komisionin për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe ata janë në proces të shqyrtimit të dëmeve të shkaktuara.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ekipi i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, që nga orët e hershme të mëngjesit kanë dalë në zonat të cilat janë prekur nga vërshimet dhe kanë intervenuar në pastrimin e disa pikave nga mbeturinat.”, është bërë e ditur në reagimin e të parit të Gjilanit.

Hyseni u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në shtretërit e lumenjve dhe hapësira publike, “si pasojë e të cilave po bllokohet rrjedha e ujit të lumenjve”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...