Kroacia e ka mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në rrugën e nisur.
“Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim Bashkim Evropian dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Pozdravljamo zahtjev Kosova za članstvo u 🇪🇺 i želimo im puno uspjeha na europskom putu! Nastavit ćemo pružati potporu i prenositi hrvatska iskustva. Čestitke @albinkurti, @VjosaOsmaniPRKS i svim građanima Kosova! pic.twitter.com/jX2td69ffB
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) December 15, 2022