Live

Haliti: Vjosa Osmani mbajti fjalim në Kuvend, sikur të ishte para OJQ-ve

18:52 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në emisionin “Info 10” ka komentuar seancën e mbajtur të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku presidentja Vjosa Osmani ju është drejtuar deputetëve.

Haliti ka thënë se fjalimi i Osmanit ka qenë sikur të ishte para OJQ-ve dhe jo në institucionin që e ka zgjedhur atë.

“E dëgjova fjalimin, do të ishte mirë që presidentja të raportonte para deputeteve për punët e saj e jo të mbante fjalim sikurse të ishte para OJQ-ve ose në ndonjë vend ku e kanë thirrur në një konferencë të caktuar për të raportuar për Kosovën. Duhet pasur parasysh se presidenten e zgjedh Kuvendi i Kosovës”, ka deklaruar Haliti.

Tutje, Haliti ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian ku ka thënë se kjo do të marrë kohë sepse Kosova duhet të kryej “detyrat e shtëpisë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...