Këshilltarja politike e ministrit të Kosovës, për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq, është ndaluar sërish nga policia serbe në pikën kufitare me Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo në një reagim të saj në twitter, ndërsa thotë se ata që e ndaluan po ndjekin urdhrat nga lartë, përcjell klankosova.tv.
Tutje ajo thotë se është izoluar në të ftohtë dhe nuk ka me vete as terapinë e nevojshme për trajtim të insulinës.
”Kjo është një zhvatje e paprecedentë. U ndalova sërish nga policia serbe në vijën administrative me Kosovën, kësaj radhe në drejtim të Serbisë. Punonjësit e policisë janë profesionistë, por ndjekin urdhrat “nga lart”. Jemi të izoluar në të ftohtë dhe nuk kam me vete terapinë e nevojshme me insulinë”.