Live

Përmbytet Madridi, pjesa më e madhe e qytetit nën ujë

12:38 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Dhjetëra akse rrugore dhe stacione metroje janë mbyllur në Madrid si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që solli stuhia Efrain në Spanjë për të 6 ditë radhazi.

Videot që vijnë nga kryeqyteti spanjoll tregojë stacione të mbyllura për një kohë të pacaktuar, për shkak të nivelit të lartë të ujit që kanë grumbulluar brenda tyre.

Sipas Agjencisë Shtetërore Meteorologjike të Spanjë në ditët e fundit kanë rënë reshjet e një viti dhe për këtë arsye autoritetet kanë qenë të papërgatitura.

Fatmirësisht nga përmbytjet nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që situata pritet të përmirësohet duke filluar nga e diela./A2CNN

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...