Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim me Ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty.
Në këtë takim, Docherty theksoi se Kosova është partner strategjik afatgjatë i Kosivës.
“Ministri Docherty theksoi përkushtimin ndaj Kosovës si një partner strategjik afatgjatë, i bazuar në vlerat e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Po ashtu Kurti dhe Docherty diskutuan sigurinë rajonale, situatën energjetike në Kosovë dhe më gjerë në Evropë, dhe rëndësinë e përparimit të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.