Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar Kosovën pas aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pos kësaj, Abazoviqi ka uruar edhe për liberalizimin e vizave me Kosovën.
“I drejtoj urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjen e liberalizimit të vizave”, shkroi kryeministri i Malit të Zi në Twitter.
Këto procese, ai i quajti “historike” për Kosovën, duke theksuar se me këtë fuqizohen “aspiratat e Ballkanit Perëndimor për integrim në familjen e madhe evropiane”.
Republika e Kosovës “do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, përfundoi Abazoviqi, i cili postimet i bëri në gjuhën shqipe, raporton Klankosova.tv.
Kujtojmë se dje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE.
Po ashtu, të mërkurën e kësaj jave, Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kanë arritur marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, marrëveshje e cila hyn në fuqi më së largu nga janari i vitit 2024.
Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian