Live

AUV ndalon daljen në treg të krem djathit dhe krem qumështit MU, kërkohen analiza shtesë

15:38 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar daljen në treg të dy produkteve sllovene pasi kërkohen analiza shtesë.

“Kemi pranuar informatën nga distributori i produkteve të prodhuesit Ljubljanske mlekarne Slloveni, se në dy lloje të produkteve ‘’krem qumështi MU classic dhe krem djathi MU me spec të kuq’’ me numër lloti 1325459001 dhe 1325455001, nën arsyen se duhet të bëhen analiza shtesë”.

Sipas AUV-it produktet e ndaluara do të ruhen nga importuesit në kushte adekuate deri në një vendim tjetër.

“Inspektorati veterinarë menjëherë me proces i ka bllokuar për dalje në treg apo tjetërsim, sasinë prej 600 copë: (krem qumështi MU classic 140 gr në sasi 300 copa dhe crem djathi MU me spec të kuq 140 gr në sasi prej 300 copë) gjinden në depo të importuesit dhe ruhen në kushte adekuate, deri në vendimin tjetër. Pas kësaj AUV ka pranuar njoftimin nga RASFF për tërheqje nga tregu të këtyre dy produkteve të brendit MU me origjinë nga Sllovenia”.

Tutje thuhet se produktet janë ndaluar nën dyshimin për prezence të trupit të huaj fizik në produkt (rrezik fizik) dhe se produktet e njëjta të cilat gjenden në treg nuk janë të dyshimta.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...