Live

Bogdanoviq tregon pse u ndalua nga policia serbe në Merdare

08:10 / 18 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Lëvizjes “Përgjigjja” (Odgovor), Boban Bogdanoviq, ka thënë se është ndaluar në vendkalimin kufitar Merdare në mënyrë të ngjashme me Rada Trajkoviqin dhe se përfaqësuesit e MPB-së së Serbisë nuk e kanë lejuar të hyjë në Serbi nga Kosova.

Ai tha se e kishin nxjerrë nga autobusi që udhëtonte në linjën Graçanicë-Beograd dhe se policët i kishin dhënë dy mundësi, të priste vendimin për të në vendkalim ose të kthehej në Kosovë.

“Mu afruan pjesëtarë të policisë, ishin shumë profesionistë, më thanë që duhej të lija autobusin dhe të nxirrja gjërat. Me mua ka udhëtuar drejtoresha politike e “Përgjigjja” Marija Iliq, e cila u solidarizua me mua dhe doli nga autobusi. Në ambientet e policisë më kontrolluan sendet e mia në mënyrë të këndshme, pa presion. Më thanë se kishte një urdhër që të isha këtu, pa shpjeguar pse. Kështu është arrestuar edhe Rada Trajkoviq”, ka thënë Bogdanoviq për mediumin serb N1.

Ai ka deklaruar se arsyeja e ndalimit të tij është si pasojë e takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Arsyeja e qëndrimit tim në vendkalim është konferenca për media që u mbajt në Kosovë së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si dhe takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte shumë konstruktiv. Kurti tregoi respekt për organizatën politike që unë drejtoj dhe regjistrimi i “Përgjigjja” në Kosovë është duke u bërë”, tha Bogdanoviq.

Bogdanoviq theksoi se ajo kishte probleme me disa sëmundje dhe se për secilin rast thirrej urgjenca.

“Do të pres që shërbimet e urgjencës të bëjnë ekzaminimet e tyre dhe më pas do të flas me një nga efektivët e policisë ose Agjencinë Siguri-Informacion”. Kjo është e njëjta torturë si me Rada Trajkoviqin. Kështu mund të mbahem maksimumi 28 orë”, ka përfunduar Bogdanoviq.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...