Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke patrulluar dhe ka shtuar numrin e trupave në pikën kufitare me Serbinë, në Jarinjë.
KFOR, para disa ditësh, ka bërë të ditur se ka përforcuar pranin në veriun e Kosovës me trupa dhe patrullime shtesë.
Sot është paralajmëruar në afërsi të Jarinjës, një takim me “qëllim të zhbllokimit të kalimit për serbët e Kosovës”, shkruan Kossev.
Gjithashtu, KFOR ka bërë thirrje që të gjithë aktorët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës, për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve.
Ndërkaq, për ditën e dielën të 18 dhjetorit, është raportuar mbajtja një e proteste nga ana serbëve, në pikën kufitare në Jarinjë.